Ftohet akoma më shumë marrëdhënia, Beatrix-Donaldit: Mos mendo për botën jashtë, jam gjithë ky yll

Marrëdhënia mes Donaldit dhe Beatrix si duket vazhdon akoma duke u ftohur. Pasditen e sotme ata të dy ishin shtrirë në divanet e sallonit kokë më kokë, por Donaldi dukej shumë i përhumbur.

Beatrix e pyet se pse shikon dritat e tavanit, dhe ai i përgjigjet duke i thënë se po mendon për botën jashtë.

Kjo gjë e ka mërzitur Trixën e cila ka kërkuar vëmendjen e tij.

“Pse mendon për botën jashtë kur më ke mua këtu brenda, gjithë ky yll. Ik rri mendo për botën tënde jashtë, unë kam botën time këtu brenda momentalisht”, i tha ajo dhe u largua./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 27.12.2021 19:24