Tekniku i ri i Genoas, Shevchenko ka kërkuar të përforcojë ekipin me huazimin e ish-lojtarit të Barcelonës, Pjaniç.
31-vjeçari është transferuar në Turqi tek Besiktas nga Barcelona në formën e huazimit.
Kërkesës së Shevchenkos boshnjaku i është përgjigjur duke e lënë ukrainasin “duarbosh”.
“Jam i lumtur te Besiktasi dhe dua të qëndroj deri në fund të sezonit. Nuk kam luajtur sa duhet vetëm se kam qenë i lënduar”, ka deklaruar mesfushori”. /h.ll/albeu.com