Drejtori i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik në Maqedoninë e Veriut, Kosta Petrov, ka dhënë dorëheqje.
Petrov e ka njoftuar dorëheqjen përmes një postimi në Facebook.
“Me dorëheqjen që kam dorëzuar sot në Bordin Qendror të LSDM-së, pas dy vitesh e gjysmë, zyrtarisht e përfundoj rrugëtim timin politik. Unë jam pafundësisht mirënjohës për përvojën që kam marrë. Është koha për sfida të reja! Shihemi më lartë!”, shkruan ai./albeu.com