Ditën e djeshme një 30-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën ne vendin e punë në Tiranë, për shkak se ra nga lartësia.
Sot policia ka vënë në pranga përgjegjësin për sigurinë teknike në një firmë private dhe është proceduar administratori i firmës.
“R. Sh., 27 vjeç, me detyrë përgjegjës për sigurinë teknike në një firmë private, si dhe proceduan penalisht shtetasin L. E., 40 vjeç, me detyrë administrator i firmës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç, punëtor”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com