Bie nga pallati ku po punonte, humb jetën në vend 30 vjeçari në Tiranë

Një 30 vjeçar ka rënë nga objekti ku po punonte në Tiranë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit me anë të një njoftimi, ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/

Shtuar 22.12.2021 16:22