“Krimineli nuk e shqeu derën i shoqëruar nga unë”, Rama mesazhe PD-së për skandalin e listës së pagave

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një konferencë për shtyp në lidhje me rrjedhën e të dhënave dhe pagave të mijëra punonjësve në Shqipëri. Ndërsa kërkoi hetim të imtësishëm, për të demonstruar vjedhjen e të dhënave, Rama ironizoi duke thënë se personi që e ka bërë një gjë të tillë  nuk ka qenë i shoqëruar nga Rama, e këtu përmend rastin kur Berisha hyri në selinë e PD me forcë, ku një mbështetës shqeu derën për të zhvilluar mbledhje.

“Në këtë rast dua të them edhe diçka tjetër, kjo ngjan shumë me nxjerrjen e numrave të identitetit, ngjan shumë me teknologjinë e nxjerrjes me propagandën që e shoqëron, unë s’dua të bëj politikë dhe kur gjendemi përballë situatave të tilla duhet të jemi të gjithë bashkë përballë personave që kryejnë krim.

Në kushtet kur përdorim kriminelët për t’ia hedhur si top futbolli njëri tjetrit. Kushdo qoftë që e ka kryer këtë krim s’ka qenë i shoqëruar nga unë sikundër një kriminel me damkë shoqërohet nga dikush për të shqyer një derë në sytë e tij. Këtu është hapur një derë në mënyrë të paligjshme, kjo është nata me ditën, s’duhet ti përdorim këto raste për tu hedhur mbi  njëri  tjetrin”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 23.12.2021 13:20