Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë.
Në rrugën “Shyqyri Ishmi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, shtetasja S. D., 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com