Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 22 Dhjetor 2021

Ditën e mërkurë në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ftohta të cilat do të sjellin ngrica në rrugë.

Përgjithësisht do të jetë i kthjellët me kalime vranësirash të pakëta.

Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -7 deri 4°C

në zona e ulëta -3 deri 10°C

në zona bregdetare 0 deri 12°C. /albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 23:49

Tags: ,