Temperatura të ulëta dhe ngrica, parashikimi i motit për sot

Prej disa ditësh territori shqiptar mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Gjithashtu, sipas Meteoalb, temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë duke sjellë ngrica në zonat malore gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por nuk do të ndryshojnë në mesditë duke luhatur nga -6 gradë celsius deri në 13 gradë celsius.

Kosova: Masat ajrore polare do të diktojnë në republikën e Kosovës mot të kthjellët por me ngrica gjatë pjesës së parë të ditës. Era verilindore do bëj që i ftohti të ndihet më tepër. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë me kthjellime por temperatura të ulëta.

Maqedonia e Veriut: Edhe Maqedonia e Veriut mbetet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku kthjellimet do jenë mbzioëtruese deri në mesditë kur vranësira të lehta e kalimtare shfaqen në zonat perëndimore. /albeu.com

 


Shtuar 22.12.2021 07:17