COVID/ 13 viktima në Maqedoninë e Veriut, bilanci i 24 orëve të fundit

335 raste të reja dhe 13 viktima janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut nga Covid 19.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3.543 testime.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 515 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 221.744 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 208.724 janë shëruar dhe 7.838 persona kanë humbur jetën./albeu.com/