“Open Balkan” takimin e radhës në Shkup, Rama: Jeta është e bukur në Ballkan, jo si në BE

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” ka zbuluar se takimi i radhës mes tre liderëve do të mbahet në Shkup, në fund të shkurtit për të nënshkruar një marrëveshje mes universiteteve.

Rama tha se jeta është e bukur në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë, nuk është si në BE që ti e di çdo ndodhë.

“Në fund të shkurtit të nënshkruajmë një marrëveshje mes universiteteve për bashkëpunim me programe dhe aktivitete si dhe për të shtrirë dhe të komunikojmë edhe me rrjetin akademik  të BE.  Kemi mësuar duke punuar se ajo që mund të bësh nëse përqendrohesh për 2 ditë mund të mos e bësh për 2 vjet. Dua t’ia jap fjalën dikujt që dua ta përmbyllë këtë takim dhe do çelë takimin në Maqedoni, jeta është e bukur në Ballkan çdo gjë mund të ndodhë, nuk është si në BE që ti e di çdo ndodhë. Pra është agjenti marko, për t’u siguruar që po bëjmë punën si duhet”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 21.12.2021 13:16