Indrit Sadedini është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë pas atentatit me eksploziv që iu bë pasditen e sotme në Vlorë.
Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije për albeu.com se Sadedini ka marrë dëmtime të rënda në gjymtyrë dhe po i jepet ndihma e parë.
Garazhi ishte me kamera sigurie dhe shpërthimi është regjistruar.
Eksplozivi ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi.
Bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me një karton që të mos dallohej. /albeu.com/