Muzika në zi, humb jetën këngëtarja e famshme (FOTO LAJM)

Këngëtarja e famshme amerikane, Millie Small, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Sipas “Dailymail”, Small ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Angli, pas një goditjeje në tru.

Lajmi i keq është konfirmuar gjithashtu nga një mikeshë e këngëtares.

Small u bë tepër e njohur për publikun me hitin e saj “Sing my lollipop”.

Bashkautori i saj në këtë hit, Chris Blakewell, e cilësoi artisten si një ndër më të veçantat e kohës së saj.

“Kam udhëtuar me të nëpër botë, pashë sesi publiku kudo e kërkonte. Ishte një person tepër i ëmbël, shumë e qeshur dhe me një sens të shkëlqyer humori”, është shprehur Blakewell.


Shtuar 6.05.2020 12:34