5 sekondat e fundit të intervistës së Dianës para dasmës tregojnë gjithçka (VIDEO)

Në një intervistë pak para dasmës me Princ Charles në 1981, gjuha e trupit dhe shprehjet e fytyrës së Princeshë Dianës kanë treguar shumë për vështirësitë që e prisnin në pallatin mbretëror. Gazetarja Angela Rippon, e cila zhvilloi intervistën reflektoi sjelljen e Dianës në atë kohë.

“Kjo shprehje në fytyrën e Dianës në fund flet shumë”, shpjegon Rippon në dokumentar. “Ndoshta duhet të kishim lexuar shumë më shumë se pesë sekonda në fund të intervistës. Ndoshta do të na kishte treguar shumë më tepër për atë që do të vinte ”, ka shtuar ajo.

“Zonja Diana ishte gati e rrëzuar në karrige, ajo ishte në një vend të ri. Vendosni çdo 20-vjeçar përpara një kamere televizive dhe thojini se kjo është një intervistë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës tuaj dhe do të shihet nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën dhe ëpadyshim do ndihet në siklet. Në fakt çdokush do të ishte nervoz”, u shpreh Angela Rippon.

Të tjerë u shprehën se shprehja e fytyrës e Princeshë Dianës në fund të intervistës ka treguar gjithçka pasi kishte një vështrim të dëshpëruar kur gazetarja e uroi për jetë të lumtur.

“Charles shikon Dianën, por ajo shikon poshtë në dysheme”, ka përfunduar ajo.


Shtuar 9.04.2021 10:15