Mezi e kemi pritur, WhatAapp sjell risinë e re për mesazhet zanore

WhatsApp ka lëshuar një tjetër veçori që iu lejon përduresve t’i dëgjojnë mesazhet zanore përpara se t’i dërgojnë ato.

Kompania në pronësi të Meta tha se funksioni tani është i disponueshëm në të gjitha platformat duke përfshirë iOS, Android, ueb dhe desktop.

Për ta bërë këtë, duhet të shtypni dhe mbani ikonën e mikrofonit si zakonisht për të regjistruar një mesazh zanor, më pas tërhiqeni nga lart për të kaluar në modalitetin e regjistrimit pa duar. Pasi të keni mbaruar shtypni stop për ta parë paraprakisht, për ta fshirë ose dërguar mesazhin tuaj. /albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 23:11

Tags: