Mbretëresha Elizabeth II ka anuluar drekën e saj tradicionale para Krishtlindjeve për familjen e gjerë si një masë paraprake pas rritjes së rasteve të Omicron në Mbretërinë e Bashkuar.
Një burim për BBC tha se mendohej se ngjarja vjetore mund të vinte në rrezik planet e shumë njerëzve për Krishtlindje.
Ai ndjek këshillën e shefit të mjekësisë në Angli, Prof Chris Whitty për t’i dhënë përparësi ngjarjeve “që kanë vërtet rëndësi” për të shmangur rrezikun e infeksionit.
Ngjarja do të zhvillohej në fillim të javës së ardhshme në Kështjellën Windsor.
Kujtojmë se, kryeministri Boris Johnson u bëri thirrje njerëzve që të kenë kujdes në kontaktet e tyre sociale, por nuk kërkoi anulim të festimeve./albeu.com