Vrasja e Jurgen Dukës me plumb në zemër, vihet në pranga 36-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një dëshmitar në krimin e ndodhur në rrugën “Irfan Tomini” aty ku u qëllua me plumb në zemër Jurgen Duka.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi në fjalë është vënë në pranga pasi ka qënë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.

Mësohet se autori i këtij krimi të rëndë është ende në kërkim, Arbër Sula, efektiv e policisë së Shtetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S. /albeu.com/


Shtuar 15.12.2021 10:23