Komisioni i Rithemelimit të PD-së i ngritur në Kuvendin e Berishës i është përgjigjur akuzave të kreut demokrat Lulzim Basha, i cili gjatë konferencës për shtyp tha se për këtë event është kontaktuar Kostika Gjylameti, bashkëshorti i deputetes së PS Blerina Gjylameti.
Komisioni i Rithemelimit i ka quajtur akuzat shpifje, ndërsa për kostot e organizimit tha se janë modeste.
“Deputeti Basha ripërtypi sot publikisht shpifjet e mediave të Edi Rames për organizimin dhe kostot e Kuvendit te Partisë Demokratike. Kostot modeste të këtij organizimi do të bëhen transparente për mediat ditët në vijim. Po ashtu kukulla e Ramës shpifi publikisht se për këtë event është kontraktuar bashkëshorti i një deputeteje të Partisë Socialiste. Hedhim poshtë me neveri këtë shpifje dhe sqarojmë opinionin se kjo është totalisht e pavërtetë! E mirëkuptojmë zemërimin e z.Basha përse nuk e organizuam Kuvendin me kompaninë e të afërmve të tij por rrjepja që ata i kanë bërë financave të PD këto 8 vjet e ka bërë këtë kompani të papërballueshme për mundësitë tona“, thuhet në reagim./albeu.com