Këllici: Denoncova Bashën dhe Bardhin, me siguri kanë fshirë kamerat

Ish-kreu i FRPD-së Belind Këlliçit ka dalë në një prononcim për media pas padisë në komisariatin nr.1 në Tiranë.

Këlliçi u shpreh se ka denoncuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe Sektretarin e Përgjithshëm të PD-së Gament Bardhi, ndërsa shtoi se kamerat që duhen sekuestruar, mund të jenë fshirë.

“Denoncova vjedhjen e disa USB-ve dhe Gazment Bardhin e Bashën kam kallëzuar sepse nuk besoj që hy dikush në seli pa dhënë urdhër politik këta të dy.

Kam referuar dhe pjesën që po bëja ngjarjen transparente në media, të rinjtë mu afruan pasi u kërcënuan brenda, dhe kërkova të marrin kamerat dhe nuk do jetë çudi që ato të jenë fshirë nga kreu i partisë. Nuk janë shoqëruesit e Bashës por janë të panjohur.

Nga selia e deri këtu më ka marrë 10 minuta në këmbë, policia mund të kishte ardhur për 5 minuta, ndërkohë që ne dolëm makinat ishin aty duke pritur urdhrin e kryeministrit. Nuk ndihem aspak i kërcënuar, nuk pres rezultat nga policia por bëra detyrën time si qytetar. Më vjen keq që situata politike në PD ka shkuar në këtë gjendje”, tha Këllliçi./albeu.com


Shtuar 13.12.2021 17:51