I keni parasysh fillimet e jetesës në çift? Pasi dilni nga tualeti, vjen erë dhe më e mirë se më parë, shtëpia duket gjithnjë perfekte etj etj. Epo, pjesa më e bukur është momenti kur ju jeni mësuar aq shumë me njëri-tjetrin, sa mund të jeni 100% vetvetja edhe për vogëlsira. Fundja, më e rëndësishmja është të ndiheni mirë edhe rehat në shtëpinë tuaj, me njeriun që dashuroni. Ja disa situata tipike:
1 – Kryerja e rregullt e kontrolleve të frymëmarrjes (erës së gojës) për t’u siguruar që të dy dukeni e ndiheni sa më të “fresh”!
2 – Nuk përpiqeni t’i fshehni më gazrat ose gromësirat nga njëri-tjetrit. Madje, në vend të kësaj, mund të filloni të bëni shaka dhe të “talleni”.
3 – Ndani ushqimin edhe pse s’jeni të uritur. Kokoshkat e tij janë gjithmonë më të shijshme apo jo?
4 – I jepni njëri-tjetrit këshilla të besueshme përsa i përket veshjes.
5 – I bëni fotografitë më “idiote” njëri-tjetrit, por që krijojnë kujtimet më të bukura.
6 – E bëni me radhë pozicionin e “lugës” kur flini gjumë. Të dyja palët duan të përkëdhelen njësoj. “Little/big spoon” duket kështu:
7 – I kaloni bashkë vuajtjet e vapës së madhë gjatë verës.
8 – I trajtoni kafshët shtëpiake si të ishin fëmijët tuaj.
9 – Shihni me orë e orë të tëra serialin e preferuar në Netflix.
10 – Shpenzoni 2 orë duke menduar ku të shkoni dhe përfundoni tek po i njëjti restorant ku hani gjithmonë.
11 – Këndoni bashkë me sa keni zë. Fqinjët nuk duken shumë të lumtur për këtë.