Berisha nga selia e PD: Sot rithemeluam partinë, Rama do ta dorëzojë pushtetin

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha nga selia e PD-së ka deklaruar se sot kanë rithemeluar partinë, ndërsa për kryeministri Edi Rama tha se do ta dorëzojë pushtetin.

“Mirënjohja ime shkon te çdo demokrat që e shndërruan këtë në një dhjetor të ri  të cilët me vendosmëri me trimëri vizion rithemeluan PD e shndërruan atë sot në fuqinë më të madhe morale dhe së shpejti  të gjithanshme të këtij vendi. Mbyllni për një çast sytë imagjinoni forcën e Ramës të mykur nga këmbët te koka dhe padiskutim do të dorëzojë pushtetin sa më parë.

Në familjen e demokratëve ska presione, janë të ftuar të gjithë që të vijnë s’ka presione dhe s’ka patur kurrë”, tha Berisha.


Shtuar 13.12.2021 15:46