Një mega-operacion është zhvilluar të enjten kundër mafias shqiptare në Gjermani.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë mediat gjermane.
Më shumë se 500 forca policore u angazhuan në operacionin që u zhvillua në landet e Hesenit dhe Rinit Verior-Vestfalisë.
Të paktën 20 persona janë arrestuar në këtë operacion që kishte për qëllim të godiste një bandë të shpërndarjes së drogës në sasi të mëdha.
Ministri i Brendshëm i Rinit Verior-Vestafalisë, Herbert Reul tha se është i kënaqur me rezultatet e këtij operacioni.
Banda trafikonte dhe kultivonte kanabis. Ajo organizonte dërgesa të rregullta të hashashit në një sasi prej më shumë se 100 kilogramësh nga Shqipëria.
Edhe shpërndarja e drogës bëhej nga shqiptarët.
Gazeta Der Westen shkruan se janë gjurmuar dhe zbuluar disa plantacione kanabisi me një sipërfaqe të konsiderueshme.
Vetëm në qytetin e Esenit, më i madhi i landit, thuhet se banda kishte shpërndarë hashash dhe kanabis me tonelata, raporton Radio Essen.
Bandës iu kapën edhe armë dhe shumë të madha parash në cash. Një zëdhënës tha se janë kapur shuma me gjashtë shifra. Në qytetin e Esenit u sekuestruan mbi 250 mijë euro. Edhe në këtë rast, operacioni policor u bazua te dekriptimi i mesazheve në rrjetin EncroChat./albeu.com/