Barcelona është 15 milion euro larg transferimit të Ferran Torres

Barcelona e ka bërë Ferran Torres një nga objektivat e tyre kryesore të transferimit nën drejtimin e trajnerit të ri Xavi Hernández. Disa ditë më parë u zbulua se drejtori sportiv Mateu Alemany kishte udhëtuar në Mançester për të negociuar një marrëveshje me Manchester City.

Barça thuhet se kishte arritur një marrëveshje me Torres, dhe gjithashtu kishte miratimin e menaxherit të Cityt, Pep Guardiola. Ferran iu afrua Pepit për largimin dhe ish-trajneri i Barcelonës ishte i gatshëm ta linte sulmuesin të largohej me kusht që Barça të paguante çmimin e kërkuar. “Lojtarët tanë nuk do të largohen falas”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp së fundmi.

City kërkon 60 milionë euro

Mundo Deportivo raporton se Barça dhe City janë ende të ndarë me 15 milionë euro. City i Pep-it dëshiron ta shesë ish-lojtarin e Valencias për 60 milionë euro. Negociatat thuhet se filluan me 70 milionë euro. Blaugranët, të cilët janë në një situatë veçanërisht të vështirë financiare, po ofrojnë 45 milionë euro.

Operacioni për zbarkimin e 21-vjeçarit duket të jetë i komplikuar pavarësisht se lojtari dhe Guardiola i dhanë miratimin për lëvizjen./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.12.2021 18:11