Çfarë ndodhi një vit më parë: Polici qëlloi nga pas Klodian Rashën, u dënua me 10 vjet burg

Më 8 dhjetor, orët e para të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, Klodian Rasha u ekzekutua nga policia vetëm sepse shkeli orën policore gjatë pandemisë.

Gjithçka ndodh për pak sekonda, mbasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë. Klodiani ikën me vrap dhe njëri prej tyre, Nevaldo Hajdaraj, i vihet nga pas. Polici rrezohet, aty ulet në gjunjë dhe e qëllon mbas shpine Klodianin. Mbas të shtënave Klodiani vrapon dhe tre hapa dhe rrëzohet. Polici i afrohet dhe mbas tij dhe kolegu , ndërsa shfaqen në radio.

Për pak sekonda Klodiani ndërron jetë. Mbas vrasjes së Klodian Rashës vendi u përfshi në protesta, që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe që u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

Më 14 korrik Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Nevaldo Hajdarajn për vrasjen e Klodian Rashës.

Fillimisht Hajdaraj u akuzua për “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” por më pas nga pamjet filmike dhe provat e administruara prokuroria e Tiranës riklasifikojë veprën dhe akuzoi efektivin për “Vrasje me dashje”.

Hajdari do të vuajë vetëm 10 vite të dënimit, për shkak se ka përfituar ulje me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar./albeu.com


Shtuar 8.12.2021 10:13