Komisioni i Mbrojtjes Civile në Kukës ka paraqitur situatën e deritanishme në këtë qark.
Sipas burimeve të tyre, situata në akset rrugore paraqitet fatmirësisht e mirë, pasi të gjitha akset janë të kalueshme.
Reagimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në Kukes:
Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:00 datë 04.12.2021 është si më poshtë;
>Situata e motit
Gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjezit është shoqëruar me erë të fortë, reshje shiu me intensitet të lartë në gjithë territorin e Qarkut Kukës, ku në lartësinë mbi 500 m me reshje bore.
Lartësia borës në Shishtavec 15 cm, në Valbonë 15 cm .
Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:
>Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.
Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin e borës, largimin e gurëve dhe inerteve të rëna në disa segmente rruge, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
>Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme.
>Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
>Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
> Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës.
Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente./albeu.com/