Angela Merkel ditën e djeshme mbylli kapitullin e saj si kancelare e Gjermanisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka falenderuar dhe i ka uruar fat Merkelit në pjesën tjetër të jetës.
Sipas Bashës, angazhimi i saj në politikën ndërkombëtare, e ka bërë botën një vend më solid dhe të bashkuar.
“Falemnderit Angela Merkel!
Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues.
Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta.
Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj.
Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”, ka shkruar Lulzim Basha.
Kujtojmë se pak orë më parë, ka qenë kryeministri Rama që ka falenderuar dhe uruar Merkelin./albeu.com/