Inzaghi: Duhet Interi i vërtetë ndaj Romës

Roma-Inter është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj jave në Serie A dhe në prag të këtij dueli ka dalë para mediave trajneri Simone Inzaghi.

“Me Romën është një ndeshje e rëndësishme për ne, më e rëndësishmja e këtyre ndeshjeve të fundit. Ata janë një ekip me vlera, ne kemi nevojë për Interin e vërtetë”.

“Lautaro duhet të vazhdojë kështu, është shumë i ri, por jam shumë i kënaqur edhe me sulmuesit e tjerë. Ai ka shënuar në tre ndeshje rresht dhe shpresoj të vazhdojë”.

“Dueli me Mourinho? Do të jetë kënaqësi të takoj trajnerin e tripletës. Do të jetë e veçantë edhe për të të përballet me Interin, ndaj duhet shumë përqendrim. Karriera e tij flet për të”.

“Dzeko kundër Romës? Do të jetë një ndeshje e veçantë për Edin, ai u stërvit mirë, me Spezian rikuperoi energjitë. Në Romë duam të shkojmë të bëjmë një ndeshje të madhe”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 3.12.2021 15:52