Dje në mbrëmje u luajt ndeshja e vlefshme për Seria A midis Lazio-Udinese.
Në Olimpico ndeshja u mbyll me rezultatin 4-4. Një ndeshje që nuk pritej nga askush të ishte me aq shumë raste, emocione dhe dramë në sekondat e fundit të lojës. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 17’ nga Beto. Pak minuta më vonë, në të 32-tën Beto dyfishon rezultatin për miqtë. Dy minuta më vonë, Immobile ka ngushtuar rezultatin në 1-2. Dukej se pjesa e parë po mbyllej por Molina në minutën e 44’ thellon rezultatin duke e çuar në 1-3.
Pjesa e dytë nisi vrullshëm nga miqtë me Pedron që ngushton rezultatin në minutën e 51’. Por Lazio nuk u ndal këtu ku vetëm 5 minuta më vonë barazon rezultatin në 3-3. Lazio ndëshkohet me kartonin e kuq ku Patric ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Në të 69-tën Molina gjithashtu ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë. Në minutën e 79’ Acerbi shënon golin e avantazhit për Lazion duke bërë Sarrin të “fluturojë”. Minutat shtesë ndëshkojnë Lazion ku në minutën e 99-të, Arslan barazon rezultatin në 4-4. Në minutën e 100-të Ëalace ndëshkohet me kartonin e kuq për Udinesen./h.ll/albeu.com