Tifozët përplasen në hyrje të “Air Albania”, policia pengon përshkallëzimin e situatës

Pak minuta përpara nisjes së derbit Partizani – Tirana, atmosfera mes dy grupeve të tifozëve është tejet e tensionuar.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve, mbështetësit e skuadrave janë përplasur përpara se të hynin në stadiumin “Air Albania”. Ndërhyrja e policisë ka qenë përcaktuese për të parandaluar rëndimin e mëtejshëm të situatës.

Rivaliteti mes palëve arrin kulmin në derbin e kryeqytetit, një përballje që është shoqëruar shpesh me tensione mes tifozëve.