Zlatan Ibrahimovic dha një intervistë për Corriere della Sera në të cilën shqyrtoi çështje të ndryshme aktuale dhe jo vetëm.
Në një pikë të intervistës suedezi foli edhe për situatën e Kylian Mbappe te PSG, klub ku la gjurmë.
Sulmuesi i Milanit këshilloi francezin, i cili synon të dominojë futbollin në vitet e ardhshme.
“Është e vërtetë që e këshillov të largohej nga klubi. Mbappe ka nevojë për një mjedis më të strukturuar, si ai i Real Madridit. Por më pas i thashë presidentit të PSG-së që të mos e shesë atë” , përfundon Ibra. /albeu.com