Të gjithë mendojnë se Rihanna është shtatzënë për herë të parë

Ndërsa asnjë thashethem nuk është konfirmuar, shumë përdorues kanë hyrë në në rrjete sociale për të parë nëse Rihanna është apo jo shtatzënë.

Një përdorues i verifikuar, The Academy, shkroi: “Rihanna është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky”.

Tweet-i ka marrë mijëra ri-shpërndarje dhe reagime, por nuk ka asgjë për të mbështetur pretendimet.

 

Shumë njerëz kanë postuar foto nga ceremonia e inaugurimit në Barbados, duke pretenduar se Rihanna ka një barkë të rrumbullakosur.

Por kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë të tilla thashetheme. Në vitin 2019, ndodhi po e njejta gjë.

Ajo iu përgjigj atyre në një intervistë për Vogue, duke thënë “Nuk kam në plan për shtatzëni, por nuk e di as planin e Zotit.”

Pas Met Gala në 2021, shumë fansa pohuan gjithashtu se Rihanna po fshehte një shtatzëni.

Sa kohë kanë bashkë Rihanna dhe A$AP Rocky?

Thashethemet filluan të vërtiteshin se Rihanna dhe A$AP Rocky ishin bashkë në vitin 2018, kur të dy u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në shfaqjen e Louis Vuitton për Javën e Modës në Paris.

Një vit më pas, Rihanna ndau një foto të saj dhe të Rocky-t në British Fashion Awards, duke nëntitruar foton e saj: “Dhe faleminderit @asaprocky që na përfaqësove në tapet dhe që ke qenë gjithmonë kaq mbështetës për @Fenty”.

Në fund të vitit 2019, Rihanna u pa e pranishme në një koncert të A$AP Rocky në Suedi.

Të dy u panë sërish bashkë në fillim të vitit 2020, duke ndjekur një koncert së bashku në Nju Jork.

Në shkurt të atij viti, një burim anonim i tha Us Weekly se të dy “janë të lidhur, por duan të quendrojnë jashtë vëmendjes”.

“Ata po argëtohen dhe kanë pasur gjithmonë kimi”, pohoi burimi.

Në fund të vitit 2020, Rihanna dhe Rocky ishin parë së bashku në shumë raste, madje duke bërë një pushim së bashku në Barbados.

Teksa ishin me pushime, të dy janë fotografuar duke u puthur në një varkë, duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Në një intervistë të vitit 2021 me GQ, Rocky iu referua Rihannës si “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime”.

Në shtator të vitit 2021, çifti bëri shaqjen e tyre të parë bashkë në tapetin e kuq në Met Gala.


Shtuar 1.12.2021 10:13