Teksa numri i të infektuarëve ka shkuar në 750, lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve.
Shkon në total 431 numri i të shëruarve nga pandemia.
Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme, sqaron ministria.
Sipas ministrisë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.