Për shkak të motit të keq në Tiranë, disa zona do të mbeten pa energji elektrike.
Lajmin e bëri të ditur OSHEE, e cila njofton se për shkak të motit të keq, janë shkaktuar disa problematika në rrjetin e shpërndarjes së energjisë në disa zona të kryeqytetit.
Në njoftimin zyrtar të tyre, thuhet se defektet raportohen në NST Kashar, Qendër dhe Traktora.
Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.
Në zonën Ali Demi raportohet për dëmtim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregut elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.
Njoftimi i OSHEE:
OSSH, Situata e furnizimit në Tiranë
Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar problematika në rrjetin e shpërndarjes në disa zona të kryeqytetit.
Defektet raportohen në disa fidera të NST Kashar, Qendër dhe Traktora.
Aktualisht nga informacioni i orës 18:00 të dispecerisë qendrore të OSSH, situata e defekteve në kryeqytet është si më poshtë:
Pa energji kanë mbetur pjesërisht zona e Yzeberishtit, Bulevardi “Migjeni” Kashar, rrugët “Azem Meshi” dhe “Engjell Mashi”.
Në zonën Ali Demi raportohet për dëntim rrjeti nga palë të treta. Pa drita janë zonat rreth “tregu elektrik”, “burgu i grave” dhe rruga “Sali Nivica”.
Grupet e OSSH Tirana 1 dhe Tirana 2 ndodhen në terren, por moti i keq ka vështirësuar punën e tyre duke sjellë vonesa në riparimin sa më shpejt të avarive./albeu.com/