COVID/ Maqedonia e Veriut regjistron 15 viktima, bilanci i 24-orëve të fundit

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 15 viktima dhe 463 të infektuar nga Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila informon se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.447 testime të realizuara, 463 persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 336 pacientë të shëruar, ndrëkaq 15 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./albeu.com/


Shtuar 27.11.2021 19:09