Shumë probleme me shenjat e rrugëve dhe pajisjet mbrojtëse janë evidentuar nga ekspertët e Qendrës Europiane për Politikat e Transportit gjatë matjeve në terren, pas aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës. Kështu ka thënë në BNT, kryetarja e organizatës joqeveritare Diana Rusinova.
Matjet e djeshme treguan se atë ashtuquajturat “sytë e maces” në këtë pjesë rrugore janë të gërryer dhe reflektimi i dritës është zero, domethënë nuk duken gjatë natës. Shkalla e mbrojtjes së gardhit elastik është mjaft e ulët. Shenjat e rrugëve mungojnë në disa pjesë, ndërsa në të tjera cilësia është shumë e ulët, tha Rusinova, shkruan “24 çasa”
Lloji i anësoreve mbrojtëse që përfundon me të ashtuquajturën “bisht beshku” është shumë i rrezikshme dhe i mohuar nga ekspertët e udhëtimeve në të gjithë botën, pasi Gjermania për shembull, i ka të ndaluar. Rusinova vuri në dukje gjithashtu se ka tre lloje të tjera të mbrojtjes me pajisje të përditësuara, si p.sh tampon, terminale etj, të cilat tkurren si fizarmonikë kur goditen dhe mund të mbajnë automjetet, raporton albeu.com.
Sipas Presidentit të Qendrës Europian për Politikat e Transportit, është e çuditshme pse parashikohet një zgjerim në kthesë të seksionit rrugor.
Rusinova tha po ashtu se nga dje kanë marrë mbi 100 sinjale nga qytetarët që ankohen për këtë pjesë të autostradës së Strumës, dhe nga korsia e kundërt.
Sipas saj, në Bullgari ka një problem sistematik dhe shteti nuk është në gjendje të garantojë sigurinë rrugore apo të respektojë angazhimet e tij ndaj legjislacionit europian.
Në BTN, ajo lexoi një sinjal nga një punonjës i policisë rrugore, sipas të cilit inspektoret në detyrë udhëzuan të mos pengonin kamionët që dilnin nga autostrada në një gurore aty pranë. Organizata do ta dërgojë sinjalin në Prokurori./albeu.com