Gjatë puntatës së sotme të Love Story Talk, është diskutuar rreth Bajronit dhe Xhenit, të cilët duket se janë miq shumë të ngushtë prej vitesh. Por Danielën diçka nuk e ka bindur aspak dhe ka ngritur dyshimet se mes tyre ka më shumë se miqësi.
Duke folur rreth klipit të Xhenit dhe situatës së saj me Kristin, i cili e përmendi si vajzën më pak të preferuar për të, Bajroni ka thënë:
“Në atë klip pashë Xhenin që njoh prej 10 vitesh. Por gjëja që më bën më shumë përshtypje është Kristi që e deklaroi si vajzën më të papëlqyer, ndërkohë që në prapaskenë kërkon vëmendjen e Xhenit.”
Ndërsa Daniela ka reaguar menjëherë, duke i thënë se është i lirë dhe mund të bashkohet me kastin e vajzave, meqë e ka pëlqimin kaq të madh.
“Shpirti unë e shoh edhe jashtë, ju jeni puçi-puçi gjithë kohës. Hajde tani…”, -ka thënë Daniela.
Kjo gjë është kundërshtuar edhe nga Xheni, edhe nga Bajroni. I pyetur nëse ndjeu xhelozi, ky i fundit dha një përgjigje të prerë, duke i qartësuar gjërat:
“Dua që ta qartësojmë që unë dhe Xheni jemi shok prej 10 vitesh, çdo festë e festojmë bashkë. Nuk kemi një shoqëri kafeje.”
Por as kjo përgjigje nuk e bindi Danielën, e cila vazhdon të ketë dyshimet e saj.