Seanca në Gjykatën Kushtetuese për për ankimimin e ish-kryebashkiakut Zef Hila ndaj kryeministrit Edi Rama është shtyrë sërish.
Ditën e sotme pritej që të shqyrtohej shkarkimi nga detyra i ish-kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dehës në vitin 2019 nga kryeministri Rama. Shtyrja ka ardhur me kërkesë të palës paditëse.
Kujtojmë se në 2019, në bashkitë që drejtoheshin nga përfaqësues të djathtë ka pasur tensione për shkak se ata nuk pranonin të linin zyrat dhe njëkohësisht përgatitjen e zgjedhjeve, pa pjesëmarrjen e opozitës.
Zef Hila u akuzua për djegien e një KZAZ-je nga punonjës të bashkisë, e më pas me propozim të kryeministrit Rama u shkarkua nga detyra, para se të zhvilloheshin zgjedhjet. Duke e konsideruar të paligjshëm shkarkimin, Hila iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar ligjshmërinë e largimit të tij nga posti i të parit të Vaut të Dejës.