Takim mes Inter-it dhe babait të Brozoviç, ende nuk ka dritë jeshile për rinovim

Interi ka kryer dje një takim formal me babain e Marcelo Brozoviç për të diskutuar situatën e rinovimit të kroatit.

Takimi ka qënë sipërfaqësor ku nga ana e të atit të lojtarit është shprehur dëshira për të rinovuar por ende nuk ka diçka konkrete. “SportMediaset” raporton se brenda dy javësh do të jetë takimi zyrtar midis Marotta dhe Brozoviç, babait të tij edhe avokatit të lojtarit.

Interi dëshiron të mbajë lojtarin në Milano dhe kështu duhet të punojë me optimizëm për të arritur një marrëveshje me mesfushorin. Klubi zikaltër nuk dëshiron që Marcelo Brozoviç të largohet nga ekipi kështu që do të bëjë të pamundurën ta mbajë lojtarin edhe pse klubet e mëdha si PSG dhe Bayern Munich kanë filluar interesimin për të./h.ll/albeu.com


Shtuar 18.11.2021 07:35