Ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ka nisur një eksperiencë të re në karrierën e tij.
Ditën e sotme është zyrtarizuar tek skuadra e Wil në rolin e zëvendëstrajnerit.
37-vjeçari ka marrë edhe licencën UEFA A, për të vazhduar në një eksperiencë tjetër në futboll, tani jo më si futbollist.
Drejtori sportive i Wil gjithmonë e ka vlerësuar punën dhe aftësitë e Kukelit për këtë ai i ka dhënë mundësinë të bëhet pjesë e stafit.
‘Burimi përçon profesionalizëm dhe personalitet. Me shumë vitet e eksperiencës që ai ka si lojtar me klubet dhe në nivelin ndërkombëtar dhe me natyrën e tij ambicioze ai do t’i kontribuojë shumë për klubin’ theksoi drejtori i Wil, Jan Breitenmoser.