Konfirmohen 6 të prekur me COVID-19 në Krujë

6 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Krujë.

Mësohet se ditën e djeshme janë marrë tamponët për 12 persona, nga të cilët 9 rezultuan pozitivë.

Burimet pohuan se 3 të prekur janë konfirmuar dje ndërsa 6 sot.

Po ashtu raportohet se ditën e sotme iu janë marrë tamponët 21 personave në këtë qytet.

Ndërkohë në përditësimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarisht në Krujë deri më tani janë konfirmuar 23 raste me COVID-19. /albeu.com/


Shtuar 20.04.2020 17:41