Djali që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është i riu Armando Dumani I cili vra mbrëmjen e djeshme në Astir Tiranë bashkë me shokun e rij Erigers Mihasi, 32-vjeç.
Dumani vetëm 26 vjeç, ishte pasagjer në makinën e Mihasit ku ndodhi atentati dhe mësohet se pikërisht plumbat kanë ardhur nga kahu I tij duke humbur jetën në vend.
I riu nuk është një person i panjohur për policinë e Shtetit pasi mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.
Dyshohet se atentati ka qënë për Mihasin, 32-vjeç por nuk dihen akoma movitet dhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë.
Kush është viktima, Erigers Mihasi?
Mihasi, mosha e të cilit nuk dihet nuk është një emër i panjohur për policinë. Mësohet se ai ka një lidhje të ngushtë miqësie me shtetasin Ervis Martinaj, po aq I njohur për policinë e Shtetit.
3 vite më parë, Mihasi është shoqëruar nga policia për ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.
Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash. /albeu.com/