Vetëm 24 orë në Shqipëri! Erigers Mihasi u ndoq nëpër Tiranë nga vrasësit me pagesë (FOTO LAJM)

Vetëm 24 orë kishte Erigers Mihasi në Shqipëri pasi prej kohësh ishte jashtë vendit, në Gjermani.

Lajmi për ardhjen e tij duket se ka shkuar shumë shpejt atje ku nuk duhej ku atentatorët, dyshohet vrasës në pagesë, qëlluan me breshëri mbi të dhe mbi Armando Dumanin në zonën e Astirit duke ua marrë jetën të  dyve.

Burimet bëjnë me dije se Mihasi, 32 vjeç, para se të konsumonte kafe së bashku me Dumanin në zonën e Astirit, kishte bërë disa shëtitje në Tiranë me po të njëjtën makinë.

Dyshohet se autori është ndjekur prej kohësh nga autorët, të cilët kanë shfrytëzuar zonën e Astirit, e njohur për trafikun për ta ekzekutuar bashkë me 26 vjeçarin.

Sulmi me armë zjarri ka ndodhur ndërkohë që autorët kanë qënë në lëvizje dhe janë qëlluar me breshëri për 50 metra, deri tek “2 rrathët”.

Armët, dy kallashnikovë pa silenciator kanë qëlluar me breshëri mbi mjetin dhe plumbat kanë kapur të gjitha “Audin” ku ndodheshin dy të rinjtë.

Dyshohet se në këtë atentat të paktën kanë marrë pjesë 5 persona, 3 në makinë e krimit, dhe 2 të tjerë që e kanë ndihmuar për t’u larguar nga Thumana aty ku dogjën makinën e krimit me dy kallashnikovët pa silencitor.

Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra kamera sigurie, e po punojnë për identifikimin e autorëve, ku ka dyshime se autorët që ishin në automjetin “Toyota” informoheshin për lëvizjet e Mihasit dhe Dumanit.

Kush është viktima, Erigers Mihasi?

Mihasi, mosha e të cilit nuk dihet nuk është një emër I panjohur për policinë. Mësohet se ai ka një lidhje të ngushtë miqësie me shtetasin Ervis Martinaj, po aq I njohur për policinë e Shtetit.

3 vite më parë, Mihasi është shoqëruar nga policia për ngjarjen e ndodhur në lokalin Monopol, në ish-Bllok.

Më herët ai është arrestuar edhe si person i dyshuar për grabitjen, plagosjen, vjedhjen dhe torturimin e prindërve të Elton Çiços në Tepelenë, por gjykata e liroi nga qelia për mungesë provash.

Kush është Armando Dumani?

Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës. /albeu.com/


Shtuar 14.11.2021 11:32