Një grup protestuesish u mblodh në Teheran të shtunën për të vajtuar viktimat e avionit të rrëzuar në fillim të kësaj jave.
Të afërm e miq të atyre që mbetën të vdekur gjatë incidentit u mblodhën pranë universitetit të Teknologjisë Amirkabir. Ata shprehën zemërimin e tyre ndaj qeverisë iraniane e bënë thirrje për dorëheqje të udhëheqësve të vendit lidhur me ngjarjen.
Të lidhura
None found
Teherani tha të shtunën se ushtria iraniane kishte goditur gabimisht aeroplanin ukrainas, incident që shkaktoi vdekjen e të 176 personave në bord.
Qeveritë e huaja e dënuan këtë veprim. Ukraina kërkoi kompensim të familjeve të viktimave ndërsa një zyrtar amerikan e quajti veprimin e Iranit të pamatur. Por Britania tha se pranimi i përgjegjësisë nga ana e Teheranit ishte një hap i parë i rëndësishëm dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve.
Në komentet e tyre në facebook, iranianë të trishtuar nga humbja e të afërmve e miqve, thanë se autoritetet iraniane kishin shpenzuar më shumë kohë për t’u mbrojtur nga kritikat, sesa të shprehnin keqardhje për familjet e viktimave.
