Një 27-vjeçar shqiptar vrau me armën e gjahut një shtetas grek 44-vjeçar në qytetin e Selanikut.
Viktima ishte shitës në një dyqan dhe raportohet që ngjarja të ketë ndodhur ditën e shtunë.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një 27-vjeçar shqiptar ekzekutoi me armë zjarri një 44-vjeçar në Selanik, shitës në një dyqan ditën e shtunë.
Shqiptari së bashku me një 35-vjeçar grek shkuan për të grabitur, por në një moment rasën në rezistencën e pronarit të dyqanit dhe shqiptari e qëlloi për vdekje duke i marrë jetën në vend.
Sot shqiptari dhe greku dolën përpara gjykatës. 27-vjeçari u shpreh se ishte nën efektin e drogës. “Unë jam i varur nga droga dhe më duheshin para” tha më tej ai./albeu.com/