Një marrëveshje gojore për një kontratë deri në vitin 2024 është arritur tashmë mes drejtuesve të Interit dhe agjentëve të reprezentuesit danez.
Lajmi mbi marrëveshjen jepet nga ‘Gazzetta dello Sport’, që shkruan se tash Interit i duhet vetëm të bind edhe Tottenhamin.
Eriksen ka kontratë me Tottenham deri në fund të këtij sezoni, dhe shitjen e tij në janar do ta konsideronte për 20 milionë euro, me Inter që shpreson të ulë këtë çmim.
27 vjeçari Eriksen, shihet si një element i rëndësishëm nga trajneri Antonio Conte, që po synon titullin në Serie A këtë sezon.