Mesfushori i Real Madrid pranë largimit nga klubi

Isco duket se nuk do të bëjë pjesë më tek klubi madrilen.

Isco në kohën kur Zidane ishte trajner, është aktivizuar 29 herë në total , ku në fakt nga 25 ndeshje të luajtura në La Liga, ai ka qënë titullar vetëm 8 herë.

Me ardhjen e italianit Ancelotti ai shpresonte që diçka do të ndryshonte por përsëri e njëjta gjë. Dy ndeshjet e para të La Ligës për këtë sezon , Isco luajti si titullar dhe shkëlqeu por më pas filloi të zbehej ngadalë. Ndeshja e tij e fundit ka qënë  në barazimin 0-0 ndaj Villareal në 25 shtator. Më pas Isco pësoi një dëmtim në shpinë dhe në muajin tetor nuk mund të luante.

Pasi u rikuperua Ancelotti e mori në ekip përsëri por duke qëndruar në stol në dy ndeshjet e fundit.

E vërteta është se ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje këtë sezon në Champions League. Treshja e preferuar e Ancelottit është Modric, Casemiro dhe Toni Kroos. Opsionet e këtyre të treve janë Valverde , Camavinga dhe Asensio që me Ancelottin ka filluar të aktivizohet si mesfushor qëndre.

Kontrata e Isco me Real Madrid skadon në qershor të 2022, kështu që pas asaj date ai do të jetë një lojtar i lirë dhe me shumë mundësi ai do të lidhë një parakontratë tani në janar me ndonjë klub tjetër./h.ll/albeu.com


Shtuar 10.11.2021 21:35