Përplasi këmbësorin dhe çiklistin një ditë më parë, arrestohet shoferja 26-vjeçare

Ditën e djeshme, në rrugën Hoxha Tahsim, Tiranë, një automjet me drejtuese shtetasen Xh. N., 26 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka aksidentuar duke lënë të dëmtuar një çiklist dhe një këmbësor, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Pas hetimit të aksidentit, sot policia ka vënë në pranga 26-vjeçare.

Gjithashtu janë arrestuar dhe 5 të tjerë në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin e shtetasit O. K., 35 vjeç, pasi nga punonjësit e policisë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjatë kontrollit fizik, i’u gjet e sekuestrua një sasi lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasve:

-E. Ç., 39 vjeç, L. C., 36  vjeç,  pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

-R. T., 33 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij dhe nuk I është bindur Punonjësve të Policisë.

-Xh. N., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar shtetasin e mitur me biçikletë A. Sh, 17 vjeç, dhe shtetasin B. K., 78 vjeç.

-Xh. P., 26 vjeç, pasi në rrugën “Unaza”, me automjetin e tij ka përplasur shtetasin B.A., 48 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale./albeu.com


Shtuar 8.11.2021 14:07