Dy gola në shtesë, Valencia i “vjedh” një pikë Atleticos (VIDEO)

Një tjetër ndeshje dramatike është regjistruar në La Liga, pas asaj mes Barcelonës dhe Celta Vigos.

Valencia ka arritur të sigurojë një pikë përballë Atleticos falë dy golavë në minutat shtesë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të “Los Colchoneros” falë një goli të sulmuesit, Luis Suarez.

E dyta nis më mirë për Valencian e cila barazoi rezultatin me një autogol të Savic.

Vëtëm 8 minuta më vonë, Griezmann rikthen avantazhin për skuadrën e Simeones dhe në të 62, Vrsaljko shënon të tretin që u duk se mbylli ndeshjen.

Teksa ndeshja kishte hyrë në minuta shtesë, vendasit rihapin takimin në minutën e 90+2 me Duro dhe është sërish i njëjti autor që në të 90+6 kthehet në hero duke barazuar rezultatin në 3-3.

Pas këtij barazimi, Atletico Madrid renditet në vendin e 4 me 23 pikë, ndërsa Valencia në vendin e 10 me 17 pikë. /albeu.com

 

 


Shtuar 7.11.2021 18:18