Një 45-vjeçar në Borsh ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me 13 kg kanabis.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B.
Policia thotë se ai u kap pas informacioneve të marra në rrugë operative se mbante lënde narkotike në banesë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike kanabis në formë boçeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./albeu.com/