HISTORIA/ Nga varfëria te Buggatti, si u bë Ronaldo lojtari më i mirë i botës

Kur përmendet emri i Cristiano Ronaldos shumë gjera të vijnë ndërmend. Futbollisti me më ndikim në botë, përveç se është një nga lojtarët me të mirë në botë, ai ka dhe ndikim të madh sidomos në fushën e marketingut.

Me mbi 364 milion follow në Instagram si askush tjetër, ylli portugezi ka ndikim pothuajse ne çdo fushë. Ai njihet dhe si bamirësi më i madh duke ndihmuar të varferit dhe të sëmurit.

Lufta për të arritur majat:

Ai gjithmonë luftoi për të realizuar ëndrrën e tij dhe për t’u bërë personi që sot të bën të hidhesh lart nga divani në çdo synim të tij. Ky fëmijë është Cristiano Ronaldo.

Varfëria e tij:

Para se të bëhej një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, CR7 pati një fëmijëri shumë të komplikuar, i prekur nga varfëria në të cilën jetonte ai dhe familja e tij. Nëna e tij kishte disa punë,  një ndë to isjte pastrimi i rrugëve. Shpesh, djali i saj e ndihmonte, ai merrte një fshesë dhe pastronte edhe rrugët.

Endrra për t’u bërë futollist:

Por Cristiano kishte një ëndërr të bëhej futbollist profesionist. Futbolli ishte një mënyrë për këtë fëmijë pasionant për t’i shpëtuar fillimeve të tij të vështira. Ndërsa talenti i tij ishte i qartë, lojtari portugues u tall nga shokët se ishte qaraman.

Por i riu CR7 nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij. Në vitin 1997, ai u bashkua me akademinë e Sporting Lisbone. Përsëri, CR7 u përball me gjykimin. Me origjinë nga Madeira, djali i ri shpesh tallej për theksin e tij të fortë. Ai gati sa nuk e përzunë nga akademia sepse i hodhi karrigen njërit prej mësuesve të tij që qeshi me të dhe i tha se kurrë nuk do ta realizonte ëndrrën e tij. Për të justifikuar këtë veprim, Ronaldo tha: “Ai nuk më respektoi. ”

Debutimi si lojtar profesionist dhe firma me Man United:

Por ai përfundoi duke bërë debutimin e tij profesional në Sporting, para se së shpejti të nisej për në Angli te Manchester United në vitin 2003 kur dhe Ferguson e spikati gjatë një miqësore Sporting-Man United. Pjesa tjetër është histori.

Hyrja në biznes:

Me fëmijërinë e tij të ashpër pas tij, ai tani zotëron një sërë makinash dhe madje edhe një avion privat. Ai ka shfrytëzuar maksimumin e pasurisë së tij për t’i blerë nënës një shtëpi, dikush që i dha gjithçka që mundi për të përmbushur ëndrrën e tij të fundit.

Cristiano Ronaldo nuk hoqi dorë kurrë nga ëndrra e tij për t’u bërë futbollist profesionist. Dhe përmes punës së rëndë, pavarësisht se u tallën, kjo ëndërr u bë realitet. Ai është bërë një nga futbollistët më të mëdhenj në histori.

Mbreti i Champions League:

Ndërkohë, Ronaldo është lojtari i cili e ka fituar plot 5 herë Champions League 4 me Realin dhe 1 me Man United. Ai gjithashtu është golashënuesi me i mirë i historisë së Champions League, ndërsa sa i përket titujve ai ka fituar në Angli, Spanjë dhe Itali. G.D /albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 12:25